• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për përforcimin e sigurisë kibernetike në BE

Kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për përforcimin e sigurisë kibernetike në BE

Bruksel, 9 janar 2024 (MIA) - Në BE hyri në fuqi Rregullativa e re për sigurinë kibernetike, me të cilën konfirmohen masat për nivel të lartë të mbrojtjes së përbashkët nga sulmet e hakerëve ndaj institucioneve, trupave, zyrave dhe agjencive të Unionit.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, Rregullativa konfirmon masa për vendosjen e kornizës së brendshme për menaxhim me rrezik, udhëheqje dhe kontroll të sigurisë kibernetike për çdo etnitet të Unionit. Për këtë qëllim formohet Këshilli i ri ndërinstitucional për sigurinë kibernetike (IICB) me detyrë për ndjekjen e gjendjeve dhe për përkrahje në implementimin e masave nga ana e institucioneve të Unionit.  

Në mënyrë shtesë me Rregullativën, Ekipi i deritanishëm për përgjigje të rasteve urgjente kompjuterike të institucioneve, trupave, zyrave dhe agjencive të BE (CERT-EU) zbatohet në Shërbimin për sigurinë kibernetike të institucioneve, trupave, zyrave dhe agjencive të BE, por e mban shkurtesën CERT-EU.

Me Rregullativën, CERT-EU i ri merr kompetenca shtesë si qendër zbuluese për zbulimin e kërcënimeve, këmbimin e informatave dhe përgjigje ndaj incidenteve, me rol të trupit qendror këshilldhënës dhe ofrues së shërbimeve.

Sipas eurokomisarit për buxhet dhe administratë, Johanes Han, Rregullativa e përforcon sigurinë kibernetike të institucioneve të Unionit dhe e harmonizon administratën e BE-së me standardet e sigurisë, të konfirmuara me Direktivën për nivele të larta të përbashkëta të sigurisë kibernetike (NIS 2) 

Еврокомесарот за буџет Јоханес Хан смета дека отворањето на границите кон Европската унија е маневар на турскиот претседател Реџеп Тајип Ердоган за свртување на внимението од внатрешно-полити

"Siç kërcënimet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të përhapura, ndërsa sulmuesit kibernetikë më të sofistikuar, më me rëndësi bëhet garantimi i nivelit të lartë të përbashkët të sigurisë kibernetike të instituciuoneve të Unionit, që të sigurohet administratë e hapur, efikase, e sigurtë dhe elastike publike e BE-së", tha Han.

Ai theksoi se miratimi i shpejtë i kësaj Rregullative është dëshmi për përkushtimin e BE-së ndaj realizimit të qëllimeve të lidhura me sigurinë kibernetike.

"Tani u bëj thirrje institucioneve që shpejtë të përfshihen edhe në negociatat për rregullativë paralele për sigurinë e informatave", shtoi Han. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR