• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kanë blerë prodhime me afat të skaduar e më pas ua kanë ndërruar datën, janë arrestuar 27 persona

Kanë blerë prodhime me afat të skaduar e më pas ua kanë ndërruar datën, janë arrestuar 27 persona

Hagë, 14 korrik 2023 (MIA) - Policia në disa-vende anëtare të BE-së zbuloi një rrjet kriminel që operon me vendosje të sërishme të ushqimit me afat të skaduar në zinxhirin e furnizimit dhe arrestoi 27 persona në Lituani dhe Itali.

"Duke i shfrytëzuar ndjeshmëritë në zinxhirin e furnizimit, fillimisht të shkaktuara nga pandemia e Kovid-19, të dyshuarit kanë filluar të furnizojnë sasi të mëdha ushqimi dhe pijesh me afat të skaduar", kumtoi Europoli.

Ata më pas kanë prëdorur kimikate për ta fshirë datën e skadimit të shtypur në disa prodhime dhe sërish të shtypin datë të re.

Në raste të tjera, falsifikohet dhe ngjitet një etiketë tërësisht e re, me çka fitohet përshtypja se ushqimi apo pijet e paketuara akoma janë të freskëta dhe të sigurta për t'u konsumuar.

Kjo mënyrë specifike e punës ishte zbuluar dhe ndjekur si pjesë e OPSON, hetim i madh për industrinë ushqimore, i koordinuar me Europolin.

hetimet e njëpasnjëshme të kryesuara nga vendet-anëtare dhe të koordinuara nga Europoli çuan drejt dy operacioneve të kahëzuara. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR