• e premte, 27 dhjetor 2024

Kampionia e pesëfishtë olimpike e Gjermanisë dhe police, Klaudia Pehshtajn nën hetim për shkak të racizmit

Kampionia e pesëfishtë olimpike e Gjermanisë dhe police, Klaudia Pehshtajn nën hetim për shkak të racizmit

Berlin, 19 qershor 2023 (MIA) - Policia federale gjermane inicoi hetim kundër kampiones së pesëfishtë olimpike në rrëshqitje të shpejtë, 51-vjeçares Kaludia Pehshtajn, e cila përndryshe është police, për shkak të shkeljeve të mundshme të ligjeve për shërbimet shtetërore dhe deklaratave raciste.

Në ngjarjen e Unionit kristiano-demokrat opozitar (CDU) të shtunën në Berlin, Pehshtajn u paraqit në uniformë dhe mbajti fjalim në të cilin bëri thirrje për deportim të kërkuesve të refuzuar të azilit, duke thënë se kjo do të krijojë siguri më të madhe në jetën e përditshme.

Pehshtajn konsideron se përmirësimi i sigurisë në Gjermani është më me rëndësi se korrektësia politike.

Deklaratat e saj e shkaktuan mllefin e së majtës gjermane.

"Një police në uniformë mban fjalim në konferencë partiake? Për momentin po i fshij sytë me mosbesim", shkroi në Tuiter socialdemokrati Sebastian Fidler, i cili është detektiv kriminalistik në Gjermani dhe deputet në Bundestagun gjerman.

Fidler kërkoi transparencë dhe monitorim nga MPB-ja gjermane.

Kryetari i CDU-së, ndërkaq, Fredrih Merc e lavdëroi fjalimin e polices Pehshtajn në ngjarjen e organizuar nga partia e tij, duke e quajtir paraqitjen e saj "briliante".

Zëdhënësi i Policisë federale dje deklaroi se policia ka kuptuar për incidentin dhe se menjëherë ka filluar hetim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme fillimisht refuzoi të komentojë.

Zëdhënësja e CDU-së mbrëmë deklaroi  se para fjalimit nuk ishte e qartë nëse Pehshtajn do të mbajë uniformë të policisë federale.

Pehshtajn fitoi pesë medalje të arta, dy të argjenda dhe dy të bronzit në Lojërat olimpike dimërore.

Në vitin 2021, Pehshtajn kandidoi në listën e CDU-së në zgjedhjet për Bundestagun në Berlin, por nuk u zgjidh. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR