• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kamionët e parë me ndihmë kalojnë kufirin me Egjiptin dhe drejtohen për në Gazë

Kamionët e parë me ndihmë kalojnë kufirin me Egjiptin dhe drejtohen për në Gazë

Jerusalem, 27 korrik 2025 (MIA) - Kamionë që transportonin ndihmë humanitare për Rripin e Gazës kaluan sot pikën kufitare Rafah nga Egjipti në territoret palestineze.

Kamionë të mëdhenj të ngarkuar me thasë të bardhë kalojnë nëpër anën egjiptiane të terminalit. Megjithatë, kamionët nuk hynë direkt nëpër anën palestineze të terminalit, e cila ishte shkatërruar pjesërisht dhe mbyllur për shkak të luftës. Ata udhëtuan disa kilometra deri në pikën kufitare izraelite Kerem Shalom, ku u kontrolluan para se të hynin në zonën Rafah dhe të kalonin në territorin palestinez.

Disa nga kamionët mbanin logon e Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane, ndërsa të tjerë mbanin flamurin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Jordania sot gjithashtu kumtoi se ka dërguar 60 kamionë që transportojnë 962 ton ushqime. Ata do të hynin përmes pikës kufitare izraelite Zikim. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR