• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kamionë me ndihmë humanitare po hyjnë në Rripin e Gazës

Kamionë me ndihmë humanitare po hyjnë në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 26 maj 2024 (MIA) - Rreth 200 kamionë me ndihmë humanitare, në mesin e të cilëve dy me lëndë djegëse, sot do të hyjnë në Rripin e Gazës, paralajmëroi shefi i Kryqit të Kuq egjiptian në Sinajin Verior, Kaled Ziad. 

Kamionët po hyjnë në Gazë përmes vendkalimit kufitar izraelit Kerem Shallom, pasi ishin rikahëzuar nga Rafa, sipas marrëveshjes mes presidentit egjiptian Abdel Fatah el - Sisi dhe presidentit amerikan Xho Bajden.

Ndihma vjen në Egjipt pasi Izraeli filloi operacion ushtarak për marrjen e anës palestineze në vendkalimin kufitar Rafa me Egjiptin më 7 maj, njoftuan mediat izraelite.

Duke mos dashur të bëhet bashkëpjesëmarrës në marrjen e anës së Izraelit, Egjipti refuzoi ta hapë Rafën derisa forcat izraelite nuk tërhiqen nga ana tjetër e kufirit. 

Sisi dhe Bajdeni në një bisedë telefonike të premten u morën vesh që përkohësisht të dërgojnë ndihmë humanitare dhe lëndë djegëse përmes vendkalimit Kerem Shallom derisa nuk krijohen kushte për hapjen e vendkalimit Rafa nga ana palestineze. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s



 

QËNDRONI TË LIDHUR