• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kameron: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është interes i ynë kombëtar

Kameron: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është interes i ynë kombëtar

Prishtinë, 4 janar 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Kameron sot ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, me 45 milionë funta (57 milionë dollarë) për të përforcuar sigurinë në rajon.

Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, si diplomat i parë i Britanisë së Madhe, ai u takua me liderët politikë në Prishtinë dhe ka vizituar ushtarët britanikë.

Pas bisedimeve me kolegen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Shvarc, Kameron ka theksuar "rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor".

"Ajo është diçka në çka Britania investon, me 45 milionë funta këtë vit. Ajo është diçka që është shumë me rëndësi për interesin tonë kombëtar" , tha ai në konferencën për shtyp në Prishtinë.

Jetojmë në një botë të pasigurisë së madhe dhe jostabilitetit të madh, në një botë me konflikt të madh, shtoi Kameron.

"Kjo është koha kur vendet si Britania duhet t'i mbështesin miqtë tanë, të punojnë ngushtë me aleancat tona të rëndësishme dhe të investojnë në fusha që kanë qenë të paqëndrueshme, por tani tregojnë shenja të mëdha stabiliteti dhe përparimi", tha ai.

Trupat britanike janë pozicionuar në Kosovë si pjesë e misionit paqësor KFOR, i udhëhequr nga NATO.

"Kënaqësi e veçantë është të shohish ministrin britanik në Kosovë. Pas një kohe të gjatë kjo është vizita e parë e ministrit britanik të Punëve të Jashtme në Kosovë" tha Gërvalla, e cila e falënderoi Britaninë e Madhe për mbështetjen që ia jep Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bisedoi sot me ministrin britanik Kameron për përforcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovë dhe përkushtimin e përbashkët për paqe, njoftuan nga Kabineti i presidentes. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR