• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kameron: Propozimi për armëpushim në Gazë parasheh lirim të një mijë të burgosurve palestinezë

Kameron: Propozimi për armëpushim në Gazë parasheh lirim të një mijë të burgosurve palestinezë

Riad, 29 prill 2024 (MIA) - Propozimi për ndërprerje të zjarrit në Gazë, prezantuar nga Hamasi, përfshin ndërerje 40-ditore të zjarrit dhe lirim të mijëra të burgosurve palestinezë, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron.

"Shpresoj se Hamasi do ta pranojë këtë propozim", tha ai, duke shtuar se e tërë bota duhet t'i bëjë thirrje grupit palestinez ta bëjë atë.

Gjatë fjalimit në takimin e posaçëm të Forumit ekonomik botëror në Riad, ai theksoi se lufta nuk do të përfundojë derisa nuk lirohen të gjitha pengjet izraelite. Kameron vlerësoi se kryesia e Hamasit duhet të largohet nga Rripi i Gazës në mënyrë që të hapet mundësia për negociata për dy shtete. Sipas mediumeve, sot në Kajro duhet të fillojnë negociatat me delegacionin e Hamasit.

Siç ceket, propozimi parasheh armëpushim, nëse arrihet, të prezantohet si "ndërprerje humanitare të zjarrit". Hamasi do t'i lirojë pengjet në këmbim për ndërprerje njëjavore të zjarrit dhe lirim të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Bisedimet janë në ngecje për dy çështjet kryesore, kërkesat e Hamasit që trupat izraelite të tërhiqen nga Gaza dhe ta ndërprejnë konfliktin dhe hollësi për numrin dhe emrat e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite. Disa raporte sugjerojnë se Izraeli ka treguar gatishmëri të bëjë lëshime të tjera në të ardhmen, prëfshirë edhe tërheqjen e forcave të cilat e përgjysmuan Rripin e Gazës dhe duke u lejuar banorëve të kthehen në veri. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR