• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kameron paralajmëroi për rrezik nga eskalimi i konfliktit në Gazë

Kameron paralajmëroi për rrezik nga eskalimi i konfliktit në Gazë

Londër, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Kameron sot u takua me kryeministrin libanez, Naxhib Mikati, ndërsa temë e bisedës ishte situata në Detin e Kuq, si dhe eskalimi i tensioneve në Lindjen e Afërt për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

"Eskalimi i konfliktieve në Gazë, Liban, Detin e Kuq dhe më gjerë në rajon do të kontribuojë për nivel ekstrem të lartë të rrezikut dhe pasigurisë në botë", shkroi Kameron në X, duke shtuar se Libani është i gatshëm të parandalojë tensione të mëtejshme.

Kumtimi i Kameronit ka të bëjë me kërcënimin se lufta në Rripin e Gazës do të zgjerohet jashtë kufijve të territoreve palestineze dhe Izraeli edhe në kushte të intensifikimit të konfliktit përgjatë kufirit libanez-izraelit mes luftëtarëve të Hezbollahut dhe forcave izraelite, transmeton Gardian.

Hezbollahu, si dhe huthët jemenas, të cilët kryejnë sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq si përgjigje ndaj vrasjeve të civilëve në Gazë dhe e çrregullojnë tregtinë ndërkombëtare, siç thuhet, mbështetet nga Teherani. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR