• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kameron kundër dërgimit të forcave perëndimore në Ukrainë, poashtu edhe për trajnim ushtarak të ukrainasve

Kameron kundër dërgimit të forcave perëndimore në Ukrainë, poashtu edhe për trajnim ushtarak të ukrainasve

Berlin, 9 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron deklaroi sot se është kundër dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, madje edhe për të trajnuar ushtarë atje, transmeton Beta.

Në intervistën e publikuar sot për të përditshmen gjermane "Zidojçe cajtung", Kameron theksoi se "duhet të shmangim krijimin e objektivave të dukshme për (presidentin rus Vladimir) Putin".

Ministri tha se është më mirë të trajnohen ushtarë ukrainas jashtë vendit dhe tha deklaroi se në Britani të Madhe janë trajnuar 60 mijë ushtarë ukrainas.

Më 26 shkurt, presidenti francez Emanuel Makron tronditi botën pasi në parim refuzoi të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, vëren Beta.

Qeveria britanike një ditë më vonë kumtoi se ka dërguar një "numër të vogël" të personelit në Ukrainë "për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase, veçanërisht në drejtim të trajnimit mjekësor" dhe se nuk planifikon një dislokim të madh.

Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lekornu dje tha se nuk ka diskutim për dërgimin e "trupave luftarake tokësore" në Ukrainë.

Lekornu shtoi se duhet të shikohet ndihmë për deminimin e Ukrainës dhe "për trajnimin e ushtarëve ukrainas në territorin ukrainas" duhet të konsiderohet.

Kameron deklaroi sot se ka nevojë për armë me diametër të gjatë të dhe se kjo duhet të ndihmojë Gjermaninë të tejkalojë "ngurrimin" e saj për të furnizuar Ukrainën me raketa Taurus me rreze të gjatë veprimi që do ta lejonte atë të godiste objektivat thellë në territoret e Rusisë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR