• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kameron: Ka përparim në negociatat për ndërprerjen e luftimeve në Gazë

Kameron: Ka përparim në negociatat për ndërprerjen e luftimeve në Gazë

Ankara, 26 janar 2024 (MIA) - Ministri evropian për Punë të Jashtme, Dejvid Kameron pas turneut në Lindjen e Mesme deklaroi se është bërë përparim drejt negocimit të një marrëveshje për t'i dhënë fund luftimeve në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur atje.

Në intervistën dhënë në Stamboll, ndalesa e fundit e turneut të tij, Kameroni tha se Izraeli Izraeli po shqyrton një propozim britanik për të hapur portin e Ashdod për të ndihmuar furnizimet në territorin bregdetar palestinez, por se "do të duhet shumë përpjekje" për të arritur një marrëveshje.

"Mendoj se ka një mundësi për të marrë një pauzë ku mund të ndalojmë luftimet dhe të fillojmë të kërkojmë mënyra për të sjellë ndihmë dhe për të nxjerrë pengjet. Kjo është ajo për të cilën fola në rajon. Dhe mendoj se kemi përparim", deklaroi ai për televizionin turk.

Në udhëtimin e tij të tretë në Lindjen e Mesme për më shumë se dy muaj, Kameron është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe liderët e tjerë. 

Ai tha se bëri presion për një armëpushim të përhershëm gjatë takimeve në Izrael, Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli e cila strehon autoritetin palestinez të mbështetur nga Perëndimi, Katari dhe Turqia.

“Unë mbroj atë që mendoj se është në interesin e të gjithëve, përfshirë Izraelin që të ketë një pauzë të menjëhershme, sepse vetëm kështu mund të kthehen pengjet në shtëpi”, tha ministri i jashtëm britanik. 

"Izraeli është përgjegjëse për atë se çfarë është duke ndodhur në Gazë dhe duhet të shmangim një fatkeqësi humanitare edhe më të madhe”, shtoi Kameron. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR