• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kameron: Izraeli duhet të "ndalet dhe të mendojë seriozisht" para sulmit në Rafa

Kameron: Izraeli duhet të

Londër, 12 shkurt 2024 (MIA) - Izraeli duhet "të ndalet dhe seriozisht të mendojë" para se të ndërmarrë veprime plotësuese në Rafa në jug të Gazës, tha ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron.

Qyteti ishte goditur nga sulme ajrore gjatë natës, me çka Izraeli sinjalizoi se ka për qëllim të kryejë ofensivë tokësore në këtë zonë. 

Kameron theksoi se shumë nga njerëzit në Rafa tashmë janë larguar në zona të tjera. 

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se ata janë "thellë të shqetësuar" për pikëpamjet për ofensivë ushtarake në Rafa. 

Qyteti, në kufi me Egjiptin, është një nga zonat e rralla të cilat ende nuk janë cak i ofensivës tokësore izraelite dhe siguron strehë për më shumë se gjysmën e 2,3 milionë banorëve të Gazës të cilët kishin ikur duke luftuar në një vend tjetër. 

Ai thotë se njerëzit nuk kanë se ku të shkojnë, as në jug as në Egjipt, as në veri, sepse shumë prej shtëpive janë shkatërruar. 

"Pra, ne jemi shumë të shqetësuar për situatën dhe duam që Izraeli të ndalojë dhe të mendojë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm. Por mbi të gjitha, ajo që duam është një pauzë e menjëhershme në luftime. Ne duam që kjo pauzë të çojë në armëpushim të qëndrueshëm pa kthim në luftime të mëtejshme. Ne duhet të nxjerrim robërit, duke përfshirë edhe qytetarët britanikë", tha Kameron.

Ai shtoi se më shumë se gjysma e popullatës në Gazë strehohet aty dhe ai vendkalimin është me rëndësi vitale që të sigurohet që ndihma të arrijë te njerëzit të cilët kanë shumë nevojë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR