• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kameron: Do të ndërmarrim masa të caktuara për shkak të vdekjes së Navallnit

Kameron: Do të ndërmarrim masa të caktuara për shkak të vdekjes së Navallnit

Londër, 17 shkurt 2024 (MIA) - Britania e Madhe do të ndërmarrë masa të caktuara për shkak të vdekjes së liderit opozitar rus, Aleksej Navallni dhe u bëri thirrje vendeve tjera ta bëjnë të njëjtën, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron.

"Kur të ndodhin shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut si kjo, duhet të ketë pasoja. Tani kërkojmë individë, të cilët janë përgjegjës, e shqyrtojmë mundësinë që të ndërmarrim masa të caktuara", deklaroi Kameron për "Skaj Njuz".

Liderët perëndimorë dhe përfaqësuesit zyrtarë kanë shprehur zemërim për shkak të vdekjes së Navallnit, kritikut më të ashpër të presidentit rus, Vlladimir Putin. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR