• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kameron: Britania e Madhe mund ta njohë shtetin palestinez

Kameron: Britania e Madhe mund ta njohë shtetin palestinez

Londër, 2 shkurt 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Kameron, deklaroi se Britania e Madhe mund ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës pas një armëpushimi në Gazë dhe para përfundimit të negociatave shumëvjeçare midis Izraelit dhe palestinezëve për një zgjidhje për dy shtete, raportojnë mediat amerikane.

"Njohja mund të mos vijë në fillim të procesit, por nuk duhet të jetë as në fund. Kjo mund të jetë diçka për të cilën do të mendonim si pjesë e procesit ndërsa ne me të vërtetë shkojmë drejt një zgjidhjeje", tha Kameroni, duke shtuar se popullit palestinez duhet t'i lejohet të sheh të ardhme më të mirë dhe "të ardhme në shtetin e vet". 

"Kjo perspektivë është absolutisht jetike për paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon”, shtoi Kameron.

Ministri britanik dhe ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shtoi se hapi i parë drejtë saj duhet të jetë "pauza në luftime", që në fund do të jetë "një armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm”.

Njohja britanike e shtetit të Palestinës është e kushtëzuar me atë nëse anëtarët e grupit militant palestinez Hamas  do të largohen nga Gaza.

"Nuk mund të ketë zgjidhje për të dy shtetet nëse Gaza ende është ende nën kontrollin e personave përgjegjës për sulmin e 7 tetorit", tha Kameroni.  qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR