• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kameron arriti në Ishujt Falkland

Kameron arriti në Ishujt Falkland

Londër, 19 shkurt 2024 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të jashtme, Dejvid Kameron sot arriti në Ishutj Falkland, me çka u bë ministri i parë britanik i Punëve të Jashtme që e ka vizituar arqipelagun në 30 vitet e fundit. Në këtë mënyrë Londra demonstron se territori kontestues është "pjesë e familjes britanike", lajmëroi DPA.

Kameron theksoi se për sovranitetin e arqipelagut "nuk mund të negociohet", derisa banorët e Ishujve dëshirojnë të jenë britanikë.

Shefi i diplomacisë britanike do të vizitojë disa nga vendet kyçe në luftën mes Britanisë dhe Argjentinës në vitin 1982 për Ishujt Falkland për t'u shprehur nderime atyre të cilët e humbën jetën në konflikt.

Presideti argjentinas, Havuer Milej, i cili u takua me Kameronin muajin e kaluar, kërkoi kontrolli ndaj Ishujve në pjesën jugore të Atlantikut t'i dorëzohet Argjentinës.

"Ishujt Falkland janë pjesë e vlefshme e familjes britanike dhe ne jemi të qartë se gjithnjë derisa ata dëshirojnë të mbeten pjesë e familjes, nuk do të negociohet për çështjen e sovranitetit", tha Kameron. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR