Kamboxhia i kërkon KS të KB-së të ndërhyjë në kontestin kufitar me Tajlandën
- Kamboxhia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë në kontestin kufitar me Tajlandën.
- Post By Fami Bajrami
- 11:40, 11 dhjetor, 2025
Pnom Pen, 11 dhjetor 2025 (MIA) – Kamboxhia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë në kontestin kufitar me Tajlandën.
Kamboxhia i bën thirrje KB-së të ushtrojë presion mbi armatën tajlandeze për "ndërprerje momentale të sulmeve" dhe të dërgojë një mision të pavarur të KB-së për vërtetimin e fakteve në terren.
Në letrën dërguar KB-së, operacionet e armatës tajlandeze përshkruhen si "shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar".
Konflikti midis dy vendeve juglindore është rindezur përsëri ditëve të fundit. Kamboxhia dhe Tajlanda akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të një armëpushimi të arritur së fundmi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i cili ndërmjetësoi armëpushimin e arritur më 26 tetor, deklaroi se planifikon të flasë në telefon me liderët e Kamboxhias dhe Tajlandës.
Krahas armëpushimit, përleshjet përgjatë kufirit 800 kilometrash vazhduan edhe gjatë muajit nëntor dhe u intensifikuan gjatë fundjavës.
Kontesti kufitar daton që nga demarkacionet e epokës koloniale. Në qendër të konfliktit është një tempull i vjetër disa shekujsh i cili është një trashëgimi botërore e UNESKO-s që nga viti 2008 dedikuar perëndisë hindu Shiva. Si Tajlanda ashtu edhe Kamboxhia pretendojnë tempullin dhe tokën përreth.
Foto: EPA