• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kamboxhia e nominoi Trampin për Çmimin nobel për paqe

Kamboxhia e nominoi Trampin për Çmimin nobel për paqe

Pnom Pen,7 gusht 2025 (MIA) - Qeveria e Kamboxhisë zyrtarisht e nominoi presidentin amerikan, Donald Tramp për Çmimin Nobel për Paqe, duke theksuar se presioni i tij ndaj Pnom Pen dhe Bangkokut solli deri te armëpushimi në konfliktin e fundit të armatosur midis Kamboxhias dhe Tajlandës.

Në letrën drejtuar Komitetit Norvegjez të Nobelit, kryeministri kamboxhian Hun Manet vlerësoi se ndërhyrja e Trampit ndihmoi në parandalimin e një "konflikti potencialisht shkatërrues" dhe në rikthimin e paqes përgjatë kufirit të përbashkët.

Manet ia atribuoi Trampit meritën për "diplomacinë vizionare dhe inovative". qa/

QËNDRONI TË LIDHUR