Kamboxhia e ka mbyllur kufirin me Tajlandën për shkak të luftimeve
- Kamboxhia ka mbyllur kufirin e saj me Tajlandën, pasi dy fqinjët vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për arritjen e armëpushimit.
- Post By Besnik Shuki
- 13:16, 13 dhjetor, 2025
Bangkok, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Kamboxhia ka mbyllur kufirin e saj me Tajlandën, pasi dy fqinjët vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për arritjen e armëpushimit.
"Mbyllja e kufirit ka të bëjë për të gjitha pikat e hyrjes dhe daljes, duke hyrë menjëherë në fuqi", tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kamboxhias, duke e justifikuar këtë veprim në emër të mbrojtjes së vendit.
Luftimet midis dy vendeve përgjatë kufirit të tyre të përbashkët tani janë në ditën e gjashtë radhazi.
Dhuna lidhet me mosmarrëveshje disadekadashe midis fqinjëve nga Azia Juglindore rreth pretendimeve territoriale.
Secila palë akuzon tjetrën se është e para që shkel armëpushimin e dakorduar më parë përgjatë kufirit prej rreth 800 kilometrave.
Përleshjet kanë zhvendosur më shumë se 500.000 banorë dhe kanë vrarë më shumë se 20 persona, përfshirë disa civilë, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur, thonë persona zyrtarë. bsh/
Foto: Harta