• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kamalla Haris nesër do ta ketë intervistën e vet të parë si kandidate presidenciale

Kamalla Haris nesër do ta ketë intervistën e vet të parë si kandidate presidenciale

Uashington, 28 gusht 2024 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së, Kamalla Haris nesër për Si-En-En-in do ta japë intervistën e saj të parë si kandidate presidenciale prej fillimit të fushatës para pak më shumë se një muaji, kumtoi mbrëmë ai televizion.

Ajo do të prëgjigjet në pyetjet e Si-En-En-it së bashku me nënpresidentin e saj, guvernatorin e Minesotës, Tim Volc, me të cilin do të zhvillojë fushatë në shtetin jugor të Xhorxhisë, një prej shteteve vendimtare për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Intervista me gazetaren Dejna Bash do të emetohet në orën 21 sipas kohës lokale ()ora 3 të premten sipas kohës së mesme evropiane), kumtoi Si-En-En.

Kandidatja presidenciale demokratike ishte nën presion të madh të japë intervistë për një shtëpi të madhe televizive amerikane. Ajo deri më tani kufizohej në deklarata shumë të shkurta për gazetarët pas paraqitjeve në fushatë.

Pas intervistës për Si-En-En-n, ajo duhet të ketë debat mjaft të pritur me kandidatin presidencial republikan, Donalld Tramp më 10 shtator.

Haris, e cila hyri në fushatë pas tërheqjes së presidentit Xho Bajden më 21 korrik nga gara për mandat të dytë, prej atëherë po përparon në anketa, por gara mes saj dhe Trampit edhe më tej është shumë e ngushtë, shkruan "Frans pres". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR