• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kamala Haris: SHBA-ja nuk do të kushtëzojë "mbështetjen që ia jep Izraelit për t'u mbrojtur"

Kamala Haris: SHBA-ja nuk do të kushtëzojë

Londër, 3 nëntor 2023 (MIA) - Nënkryetarja e SHBA-së, Kamala Haris tha se SHBA-ja nuk e kushtëzon ndihmën për Izraelin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Londër nëse administrata duhet të kushtëzojë ndihmën ushtarake për Izraelin me një numër të reduktuar të viktimave civile në Gazë në luftën kundër Hamasit.

"Do të vazhdojmë ta mbështeism të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur", deklaroi Haris para gazetarlve pas përfundimit të Samitit të sigurimit të intelengjencës artificiale në parkun Bleçli në Milton Kejns, Angli. "Dhe të jemi të qartë dhe të mos harrojmë kurrë atë që ndodhi më 7 tetor, ku qindra, mijëra - 1400 njerëz u vranë, masakruan - të rinj të cilët thjesht po ndiqnin një koncert. Kjo është arsyeja pse nuk do ta kushtëzojmë mbështetjen që ia japin Izraelit për t'u mbrojtur", shtoi ajo.

Haris, gjithashtu, ndjen keqardhje për vdekjen e civilëve në Gazë, duke theksuar se Uashingtoni "nuk i tregon Izraelit se si duhet ta udhëheqë këtë luftë". ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR