• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kamala Haris: SHBA-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Izrael ose Gazë

Kamala Haris: SHBA-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Izrael ose Gazë

Uashington, 30 nëntor 2023 (MIA) - Nënkryetarja amerikane Kamala Haris siguroi se SHBA-ja nuk planifikon të dërgojë ushtri në Izrael ose në Gazë. Absolutisht nuk kemi qëllim, as që planifikojmë të dërgojmë trupa ushtarakë në Izrael ose Gazë", deklaroi ajo për emisionin "60 minuta" në Si - Bi - Si.

Deklarata është konfirmim për komentin paraprak të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kirbi këtë muaj se SHBA-ja "nuk ka qëllim të vendosë çizmet e saj në tokë". 

Haris, e cila është e përfshirë në brifingje dhe thirrje telefonike për krizën në Lindjen e Afërt, e ka përsëritur qëndrimin e administratës: Mbështetje e të drejtës së Izraelit që të mbrohet, ndërsa njëkohësisht bën thirrje edhe për mbrojtje të civilëve, transmeton Si- En-En.

"Sipas shumë vlerësimeve, të paktën 1.400 izraelitë janë të vdekur. Izraeli, pa kurrfarë dyshimi, ka të drejtë të mbrohet", tha ajo. "Por, gjithashtu është shumë me rëndësi që të mos ketë konflikt mes Hamasit dhe palestinezëve. Palestinezët meritojnë masa të njëjta të sigurisë dhe mbrojtjes, vetëvendosje dhe dinjitet, ndërsa ne ishim shumë të qartë se duhet të respektohen rregullat e luftës dhe se do të ketë ndihmë humanitare që është e vazhdueshme", deklaroi nënkryetarja e SHBA-së. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR