• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kamala Haris filloi fushatën reklamuese prej 50 milionë dollarë në garën presidenciale në SHBA

Kamala Haris filloi fushatën reklamuese prej 50 milionë dollarë në garën presidenciale në SHBA

Uashington, 30 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Haris e cila ka gjasa më të mëdha për kandidate presidenciale nga radhët e Demokratëve në SHBA sot ka filluar fushatë reklamuese me vlerë prej 50 milionë dollarë, transmetojnë mediat britanike. Në klipin e saj një minutash, të titulluar "e pa trembur", ajo shfrytëzoi momentin e fushatës së saj të hershëm kundër rivalit të saj republikan, Donald Tramp.

Kjo është videoja e parë e madhe për fushatën e Harisit pasi ajo mblodhi mbështetjen e demokratëve pas ofertës së saj pas tërheqjes nga gara me 21 korrik të presidentit Xho Bajden.

Përveç që mori mbështetje nga donatorët, Haris ka marrë mbështetje midis grupeve të votuesve të rinj që Bajden ka luftuar për t'i fituar.

Anketat e javës së kaluar kanë treguar se Haris (59) i afrohet Trampit (78) i cili ende kryeson në disa anketa kombëtare.

Klipi do të emetohet në televizion, si dhe në disa rrjete sociale në shtetet kyçe në javët para Konventës Kombëtare të Demokratëve e cila fillon më 19 gusht.

Klipi nga fushata hapet me fotografitë e Harisit si një vajzë e vogël dhe i ndjek zhvillimet e saj si prokurore, prokurore e përgjithshme shtetërore dhe zëvendëspresidente e SHBA-së. "Ajo që Kamala Haris ka qenë gjithmonë është e patrembur", thuhet në përshkrimin e video klipit.

Që nga marrja e rolit të saj të ri, Haris është fokusuar në akuzat kundër Trampit në rastin që përfshin një yll pornografie, si dhe akuza të tjera penale me të cilat përballet ish presidenti. Haris, gjithashtu, fajëson Trampin për një valë masash kundër abortit në shtetet republikane në të gjithë vendin.

Blerjet e reklamave të fushatës së Harisit tejkaluan 10 milionë dollarët në klipe të publikuara dje nga fushata e Trampit. Ky është fushëveprimi më i madh i reklamave të Trampit që nga janari. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR