• e enjte, 09 prill 2026

Kallasi: Armëpushimi, një shans për diplomacinë dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kallasi: Armëpushimi, një shans për diplomacinë dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

 Bruksel, 8 prill 2026 (MIA) - Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallasi, vlerësoi se marrëveshja për armëpushim midis ShBA-së dhe Iranit përfaqëson një "hap prapa nga pragu i kolapsit" pas disa javësh përshkallëzim të konflikteve.

 Kallasi në platformën "Iks" ka shkruar se marrëveshja krijon një mundësi për të zvogëluar kërcënimet, për të ndaluar sulmet me raketa, për të rivendosur trafikun detar dhe për të hapur hapësirë ​​për aktivitete diplomatike për një zgjidhje të përhershme të konfliktit.

 Veçanërisht theksoi se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet për lundrim.

 Kallasi në bisedë me ministrin pakistanez të Punëve të Jashtme Mishak Dar, falënderoi Pakistanin për ndërmjetësimin në arritjen e një armëpushimi.

 "Dyert për ndërmjetësim duhet të mbeten të hapura, sepse shkaqet rrënjësore të luftës ende nuk janë zgjidhur", tha Kallas. Ajo shtoi se BE-ja është e gatshme të mbështesë përpjekjet për të tejkaluar konfliktin dhe është në kontakt me partnerët në rajon, ndërsa për këtë do të bisedojë edhe gjatë vizitës së saj në Arabinë Saudite.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR