• e hënë, 28 tetor 2024

Kallëzim penal për punë të pandërgjegjshme në detyrë

Kallëzim penal për punë të pandërgjegjshme në detyrë

 Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) -  Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër F.M. për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353-v të Kodit Penal.

 I denoncuari F.M. në cilësinë e zyrtarit të autorizuar për punë administrative i punësuar në Njësinë për Çështje Administrative - Shkup si zyrtar i caktuar në stacionin e kontrollit teknik në Saraj, në sistemin elektronik të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes aplikacionit për printim të lejeve të qarkullimit, ka bërë ndryshimin e pronësisë së automjetit “audi A5” dhe i ka lëshuar leje qarkullimit një personi që nuk është pronar i automjetit pa plotësuar kushtet e regjistrimit, në bazë të një kërkese që nuk është paraqitur personalisht nga pronari i automjetit dhe pa dëshmi të nevojshme të pronësisë së automjetit, gjë që është në kundërshtim me nenin 31 të Ligjit për automjete.

 Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale kundër F.M. do të parashtrojë propozim për inicimin e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masën e obligueshme për largim-suspendim nga vendi i punës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR