• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kallëzim penal kundër 12 personave për lëshimin e çekut pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelës pagesore

Kallëzim penal kundër 12 personave për lëshimin e çekut pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelës pagesore

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Sektori për kriminalitet kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër 12 personave, prej të cilëve 10 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Republikës së Kosovës për veprën penale të “lëshimit të çekut të papaguar dhe keqpërdorimit të kartelës së pagesës”, e dënueshme sipas nenit 274 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe të veprës penale “bashkëveprim”.

Siç kumtoi sot MPB-ja, gjatë muajit janar 2023,  të akuzuarit kanë kryer keqpërdorim të kartelave të pagesës (mashtrim me rimbursim) të lëshuara nga një bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në atë mënyrë që ato janë përdorur nga kompani të huaja aktive (me terminal fizik ose virtual) përmes të cilave janë inicuar autorizime të paautorizuara. për kthimin e mjeteve (rimbursim), transaksionet e të cilave nuk janë dërguar në bankë si transaksion për kontabilitet, prandaj nuk ka pasur ndikim në transaksionet reale në pikën e shitjes, por nga ana tjetër në mënyrë jo reale është rritur gjendja në llogarinë e kartelës së pagesës e cila është shfrytëzuar për transaksione për shumën e realizuar për rimbursim.

Në këtë mënyrë të akuzuarit si shfrytëzues të kartelave pagesore këto mjete i kanë përdorur për nevoja personale dhe në mënyrë të paautorizuar kanë fituar dobi materiale në mënyrë të kundërligjshme në shumë prej 10.719.807 denarëve, dhe për të njëjtën shumë e kanë dëmtuar bankën lëshuese të kartelave pagesore. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR