• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kalinjak: Rikuperimi i kryeministrit Fico do të zgjasë jashtëzakonisht shumë

Kalinjak: Rikuperimi i kryeministrit Fico do të zgjasë jashtëzakonisht shumë

Bratisllavë, 29 maj 2024 (MIA) - Rikuperimi i kryeministrit Robert Fico, pas tentimit për vrasje, do të zgjasë "jashtëzakonisht shumë", deklaroi sot zëvendëskryeministri sllovak, Robert Kalinjak, cituar nga mediumet franceze.

Njëkohësisht, spitlai në të cilin po mjekohet Fico e definon gjendjen e kryeministrit si "të kënaqshme".

Kryeministri sllovak u qëllua më 15 maj, pas takimit të qeverisë në qytetin Handllova, në Sllovakinë qendrore. Ndaj kryeministrit u kryen dy intervenime kirurgjike, të cilat zgjatën disa orë, në spitalin në qytetin Banska Bistrica, ku po qëndron akoma.

"Rikuperimi i kryeministrit përfundimisht është në rrugën e duhur. Rikuperimi do të jetë jashtëzakonisht i gjatë sepse lëndimet e tij janë mjaft serioze", tha kalinjak pas takimit të Qeverisë sllovake, duke cekur se kryeministri tani mund të hajë.

Sipas Erik Kalinjak, shef i të gjithë këshilltarëve të kryeministrit, i cili ishte dëshmitar i të shtënave ndaj Ficos, kryeministri e evitoi vdekjen për "disa milimetra".

Nga spitali në Banka Bistrica sot deklaruan se "mjekimi i kryeministrit vazhdon sipas planit dhe gjendja e pacientit është e kënaqqshme". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR