• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kalimi në opozitë për Kaçinskin është "fundi i demokracisë në Poloni"

Kalimi në opozitë për Kaçinskin është

Varshavë, 11 dhjetor 2023 (MIA) -  Kalimi në opozitë pas një vonese dy mujore në të cilën kryeministri polak Mateush Moravjecki sot në Parlament nuk arriti të fitonte besimin në qeverinë e partisë Ligji dhe Drejtësia, kreu i partisë Jaroslav Kaçinjski e cilësoi si fundin e demokracisë në Poloni.

"E tillë është politika. Ndryshojnë qeveritë. Tani pyetja është se cili do të jetë ai ndryshim. Duket se ky do të jetë fundi i demokracisë polake. Kryeministri prezantoi sukseset e mëdha të qeverisë sonë. Mendoj se ka pasur një keqkuptim me shoqërinë. Fushata kundër Ligjit dhe Drejtësisë ka bindur shumicën e shoqërisë se realiteti imagjinar është real", tha Kaçinjski pas votëbesimit dhe rënies së qeverisë së Moravjeckit.

Kryetari i parlamentit të Polonisë, lideri qendror i Partisë Rruga e Tretë, Shimon Holovnja, i tha Kaçinjskit të mësojë të humbasë dhe akuzoi liderin populist polak se sillet si një "fëmijë i llastuar që i hedh të gjitha lodrat nëse nuk i japin atë që dëshiron,".

Suksesi i opozitës demokratike pro evropiane polake në zgjedhjet e 15 tetorit, kur tre koalicione, Koalicioni Qytetar i ish kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk, Rruga e Tretë e Shimon Holovnja dhe E Majta e Bashkuar, duke premtuar bashkëpunim paszgjedhor, arritën të fitojnë shumicë bindëse në të dyja dhomat e parlamentit, për shumë polakë dhe për Bashkimin Evropian është shpresa që kontinenti të mos hyjë në hapësirën e qeverive populiste, komentojnë mediat vendase. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR