• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kalimi i "Tuiterit" në "Iks" mund t'i shkaktojë "kokëdhimbje juridike" Maskut në BE

Kalimi i

Bruksel, 28 korrik 2023 (MIA) - Kalimi i "Tuiterit" në "Iks", që ndodhi këtë javë, do të mund të rezultojë me procedura juridike kundër pronarit të rrjetit social Ilon Mask nga ana e disa kompanive në territorin e Bashkimit Evropian. 

Siç njoftoi "Politiko", në Zyrën për Pronësi Intelektuale të Bashkimit Evropian tashmë janë regjistruar 262 marka tregtare mbrojtëse "Iks", në mesin e të cilave edhe për kompani si "Rokers Metalika", "Majkrosoft", "Honda" dhe "Adidas". 

Me regjistrimin e markës tregtare në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të BE-së, këto kompani kanë të drejta ekskluzive për të shfrytëzuar brendin "Iks" në formate të ndryshme të dizejnit, veshmbathje, industri për zbavitje ose shërbime financiare. Por, në mesin e këtyre brendeve në regjistrin e BE-së nuk paraqitet emri i "Tuiterit" ose Masku.

Sipas avokatit të firmës ligjore Aomb, Dejvid Kranz, nëse dikush planifikon të riemërtojë markën e tij dhe të zgjedhë një "emër të njohur" për ta bërë këtë, ne do të presim që ata të respektojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

"Në këtë rast, megjithatë, duket se kjo nuk është respektuar", deklaroi Kranc. 

Nëse ai nuk merr miratimin për të përdorur markën "Iks", Mask mund të përballet me veprime ligjore që mund të rezultojnë në ndalimin e përdorimit të këtij emri ose simboli ose tërësisht ose në rrethana të caktuara, si dhe me pretendime për kompensim për dëmet për shkeljen e të drejtat e markës së regjistruar të një kompanie tjetër, thekson “Politiko”.

"Soni" dhe "Panasonik" zotërojnë të drejta për disa marka tregtare nën emrin "Iks", "Majksrosoft" ka dy, duke përfshirë logon e konsolës së saj më të shitur të lojërave "Iksboks", dhe "Frimental Media" e Britanisë zotëron emrin si markë për shfaqjen e tij të talenteve televizive "Iks Faktor".

Nëse pronarët e këtyre markave "Iks" mendojnë se logot e tyre janë "shumë të ngjashme" me ato të Mask dhe mund të krijojnë një "rrezik konfuzioni midis konsumatorëve", ata mund të ndërmarrin veprime ligjore kundër tij.

Avokatja e "Pinsent Mejsons", Triona Dezmond tha se Mask mund të përballet me pretendime "mjaft të mëdha" për shkelje të markës tregtare, duke e përshkruar vendimin e tij për të riemërtuar "Tuiterin si "Iks" si "punë e guximshme".

Pres që palët e treta të ndërmarrin aksion, deklaroi Dezmond. fc/

Fotografia: IKS/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR