• e premte, 27 dhjetor 2024

Kalas: Vendet e NATO-s duhet t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje

Kalas: Vendet e NATO-s duhet t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje

Talin, 27 shtator 2023 (MIA) - Kryeministrja estoneze, Kaja Kalas sot i ftoi vendet e NATO-s ta ndjekin shembullin e vendeve baltike dhe dukshëm t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje, lajmëroi DPA.

Kalas e ceki vendin e saj, i cili vitin e ardhshëm do ta rrisë zërin buxhetor në 3,2 për qind të bruto prodhimit të vet vendor (BPV).

"E inkurajoj këtë edhe në nivel të NATO-s", deklaroi ajo për DPA-në në margjina të Konferencës dyditore baltike për mbrojtje në kryeqytetin e Estonisë, Talin, e cila filloi dje.

Në mesin e temave kryesore për të cilat po bisedohet në konferencë është gjendja e sigurisë rajonale pas sulmit rus në Ukrainë.

"Ta rishikojmë vitin 1988, kur të gjithë aleatët e NATO-s shpenzuan mbi 1 për qind të BPV-së së vet për mbrojtje. Përse? Sepse menduan se rreziku është serioz. Por, tani rreziku është më i madh se sa gjatë Luftës së Ftohtë, kështu që lufta u kthye në Evropë", tha Kalas.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius pritet sot të marrë pjesë në konferencën e sigurisë ku do ta arsyetojë kursin e ardhshëm të vendit të tij në politikën e sigurisë.

Në forum marrin pjesë përfaqësues të republikave baltike, vende të tjera të NATO-s, e gjithashtu edhe Ukraina. ab/

Foto: ЕPА


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR