• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kalas: Rusëve dhe bjellorusëve duhet t'u ndalohen pjesëmarrja në të gjitha ngjarjet sportive

Kalas: Rusëve dhe bjellorusëve duhet t'u ndalohen pjesëmarrja në të gjitha ngjarjet sportive

Talin, 23 korrik 2023 (MIA) - Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas  sot deklaroi se sportistëve rusë dhe bjellorusë duhet t'u ndalohet pjesëmarrja  në të gjitha ngjarjet sportive ndërkombëtare, derisa vazhdon agresioni  rus kundër Ukrainës.

 Kalasi konsideron se kjo ndalesë duhet të vazhdojë edhe për Lojërat Olimpike në Paris në vitin 2024. 

 "Është e rëndësishme të ruhet ndalimi i pjesëmarrjes së sportistëve rusë dhe bjellorusë në ngjarjet sportive ndërkombëtare - madje edhe nën një flamur neutral në Lojërat Olimpike në Paris në vitin 2024. Një ndalim i tillë duhet të zgjasë për aq kohë sa vazhdon agresioni rus kundër Ukrainës”, ka shkruar kryeministrja e  Estonisë në Tuiter.

Foto: EPA 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR