• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kalas: Në pesë vitet e ardhshme na nevojiten rezultate të qarta në zgjerimin e BE-së

Kalas: Në pesë vitet e ardhshme na nevojiten rezultate të qarta në zgjerimin e BE-së

Bruksel, 12 nëntor 2024 (MIA) - Sido që të jenë vështirësitë aktuale, është përgjegjësia jonë të punojmë për një të ardhme më të mirë, sepse problemet e fqinjëve tanë sot, do të jenë problemet tona nesër, porositi kandidatja për përfaqësuese të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Jashtme dhe kandidate për nënkryetare të Komisionit Evropian, Kaja Kallas në intervistimin para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian. 

"Për shumicën e fqinjëve tanë, Bashkimi Evropian ka fuqi të tërheqjes - nga Ballkani Perëndimor, deri në Ukrainë. Siç tha një votuese teksa u largua nga një qendër votimi muajin e kaluar në Moldavi, Evropa ofron jetë me mundësi. Zgjerimi është investim gjeostrategjik në interes të vet Bashkimit Evropian. Këtë e bënë Unioni jonë më i fortë, i bënë anëtarët e rinjë të familjes evropiane më stabile dhe më të sigurt dhe të gjithëve na mundëson prosperitet. Në pesë vitet e ardhshme, na nevojiten rezultate të qarta në atë sferë", ka thënë Kalas duke paralajmëruar se për arritjen e këtij qëllimi do të bashkëpunohet me eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos. 

Kalas njoftoi edhe se do të bashkëpunojë me eurokomisaren për Mesdheun, Dubravka Shuica në mbështetje të partnerëve të BE-së në rajonin mesdhetar dhe në ndërtim të partneriteteve reciprokisht të dobishme dhe forcimin e stabilitetit rajonal dhe integrimit ekonomik.

"Së bashku jemi më të fortë dhe prandaj nëse më konfirmoni në këtë pozicion, unë do të bëj çmos për t'i shërbyer interesave evropiane dhe për të forcuar pozitën e Bashkimit Evropian në botë", theksoi Kalas. 

Sipas saj, kjo nuk do të jetë e lehtë në kushtet e sfidave për Evropë, si agresioni rus ndaj Ukrainës dhe asociacioni i regjimeve autokratike që synojnë të ndryshojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe të shfrytëzojnë hapjen e shoqërive demokratike për të vepruar kundër tyre.

"Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë kërcënim dhe të përgjigjemi në përputhje me rrethanat, së bashku me aleatët tanë më të afërt dhe pa humbur asnjë centimetër nga kush jemi. BE-ja ka aq shumë për t'i ofruar qytetarëve tanë përmes vlerave për të cilat angazhohemi, të drejtat themelore, mundësitë dhe sigurinë që e sigurojmë për neve dhe për partnerët tanë, si kampion të paqes", tha Kalas. qa/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR