• e premte, 27 dhjetor 2024

Kalas: Evropa ka tre deri pesë vite për t'u përgatitur për kërcënimin rus

Kalas: Evropa ka tre deri pesë vite për t'u përgatitur për kërcënimin rus

Talin, 16 janar 2024 (MIA) - Evropa ka mes tre dhe pesë vite kohë për t'u përgatitur që Kremlini të bëhet kërcënim serioz ushtarak për krahun lindor të NATO-s, deklaroi për Tajms kryeministrja estoneze, Kaja Kalas.

Kalas mbështetet në raportin e Shërbimit estonez për zbulim të jashtëm (VLA) në të cilin ceket se Moska i konsideron Estoninë dhe dy shtetet e tjera baltike si "pjesën më të ndjeshme të NATO-s" dhe cak të tij të mundshëm për sulm.

VLA kumtoi se prioritet më i lartë i Kremlinit pas përfundimit të luftimeve në Ukrainë do të jetë ripërtëritja e shpejtë e forcave në rajonin perëndimor ushtarak të Rusisë, menjëherë afër kufijve lindorë të NATO-s.

Shërbimi estonez për zbulim të jashtëm theksoi edhe se Rusia, nga perspektiva e vendeve baltike, ende ka fuqi të mjaftueshme për të kryer presion të besueshëm ushtarak në atë rajon.

Pas serisë së mossukseseve ukrainase në fushë betejë, po rritet shqetësimi në Aleancë për atë se sa gjatë do t'i nevojitet NATO-s për t'u përgatitur për paraqitje të sërishme të forcave ruse në kufi, shkruan gazeta britanike.

"Si rezultat i asaj, Estonia kërkon nga alatët e saj perëndimorë ta dyfishojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën me shpresë se do t'u shkaktojnë goditje vendimtare aspiratave territoriale të Rusisë në vitet që vijnë", shton gazeta. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR