• e diel, 24 nëntor 2024

Kaja: Në tërmetin në Turqi humbën jetën mbi 70 shqiptarë

Kaja: Në tërmetin në Turqi humbën jetën mbi 70 shqiptarë

Tiranë, 14 shkurt 2023 (MIA) - Të paktën shtatëdhjetë shqiptarë, kinse me origjinë nga Kosova, humbën jetën në tërmetin katastrofik në Kahramaras, ndërsa edhe tre të tjerë në Hataj, ka deklaruar kryetari i Shoqatës për Kulturë dhe Solidaritet të Shqiptarëve në Turqi, Evren Kaja, informoi Kosovapresi.

"Në Kahramanmaras humbën jetën 70, ndërsa tre shqiptarë në Hataj. Dy vëllezër janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në qytetin e Kahramanmaras, tetë ditë pas tërmeteve. Të dy janë në spital. Një tjetër familje shqiptare u nxor e gjallë nga rrënojat", tha Kaja.

Sipas tij, tani për ushqim nuk është problem, por nevojitet ngrohje sepse është shumë ftohtë. 

"Ushqimi nuk është problem për momentin, por sigurimi i ngrohtësisë është, sepse është shumë ftohtë. Vendi (Turqia) dërgon stufat nga ku mundet, por edhe ne ndihmojmë me aq sa mundemi", tha ai. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR