• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kadirov: Sulmohet Universiteti i forcave speciale ruse në Çeçeni

Kadirov: Sulmohet Universiteti i forcave speciale ruse në Çeçeni

Grozni, 29 tetor 2024 (MIA) - Lideri çeçen Ramzan Kadirov deklaroi se një dron e ka sulmuar Universitetin e forcave speciale ruse në Gudermes, Çeçeni, pas çka është djegur çatia e njërës prej ndërtesave, ndërsa të lënduar nuk ka.

Kadirov deklaroi se ndërtesa, në të cilën është djegur çatia, ka qenë e zbrazët.

Lideri çeçen tha se sulmi me dron nuk ka ndikuar në punën e Universitetit dhe se institucioni funksionon në mënyrë normale.

Kadirov potencon se për këtë sulm është ngritur hetim që të konfirmohet përgjegjësia. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR