• e premte, 27 dhjetor 2024

Kadirov: Edhe 3.000 luftëtarë të Çeçenisë të gatshëm të shkojnë në Ukrainë

Kadirov: Edhe 3.000 luftëtarë të Çeçenisë të gatshëm të shkojnë në Ukrainë

Grozni, 28 nëntor 2023 (MIA) - Lideri çeçen Ramzan Kadirov deklaroi se edhe luftëtarë të tij janë të gatshëm të shkojnë të luftojnë në Ukrainë si pjesë e njësitit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe forcave të Gardës nacionale ruse.

"Ata (luftëtarët) e kanë pajisjen më të mirë dhe armët më moderne. Krahas kësaj, djemtë janë shumë luftarak dhe shumë të motivuar të arrijnë rezultate", shkroi Kadirov në Telegram.

Për Kadirovin lufta në Ukrainë është një mburojë kundër "agresionit perëndimor".

Ai në maj shprehu se Çeçenia ka dërguar më shumë se 26.000 luftëtarë që të luftojnë në Ukrainë si pjesë e forcave ruse nga fillimi i luftës ruso-ukrainase. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR