• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kac: Në gjykatën e Hagës nuk janë prezantuar dëshmi kundër Izraelit

Kac: Në gjykatën e Hagës nuk janë prezantuar dëshmi kundër Izraelit

Tel Aviv, 12 janar, 2024 (MIA) - Shefi i ri i diplomacisë izraelite, Izrael Kac, sot theksoi se para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) nuk ishte prezantuar asnjë dëshmi kundër vendit të tij, por, "vetëm indikacione për luftë morale".

Kreu i ri i diplomacisë izraelite, Israel Kac tha sot se asnjë provë kundër vendit të tij nuk u paraqit para GJND-së por "vetëm indikacione për luftë morale".

Vetë Afrika e Jugut i minon akuzat për gjenocid duke mbështetur organizatën terroriste Hamas e cila bënë thirrje për shkatërrimin e shtetit të Izraelit, tha kryediplomati izraelit transmeton gazeta "Haarec".

Ministri shpreson se aktakuza do të hidhet poshtë dhe tha se beson se drejtësia do të triumfojë.

Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sot vazhdoi seanca gjyqësore pas padisë së Afrikës së Jugut për gjenocid të kryer nga Izraeli ndaj palestinezëve në Gazë me paraqitjen e argumenteve të përfaqësuesve ligjor izraelit. rq/

Foto: X 

QËNDRONI TË LIDHUR