• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kac: Izraeli nuk do ta shtyjë ofensivën në Gazë për shkak të pengjeve

Kac: Izraeli nuk do ta shtyjë ofensivën në Gazë për shkak të pengjeve

Tel-Aviv, 24 tetor 2023 (MIA)  - Izraeli nuk do ta shtyjë ofensivën tokësore në Rripin e Gazës për shkak të pengjeve të cilët atje i mban lëvizja islamike "Hamas", e cila e kontrollon territorin palestinez, deklaroi ministri izraelit i Energjisë, Izrael Kac, i cituar  nga mediat britanike. 

 Kaci, i cili është përfaqësues i partisë së djathtë Likud të kryeministrit Benjamin Netanjahu, në një intervistë të publikuar sot për gazetën "Bild" premtoi se Qeveria izraelite do të bëjë gjithçka për t'i kthyer të robëruarit në shtëpi.

 "Kjo, megjithatë, nuk mund të pengojë aktivitetet tona, përfshirë edhe në tokë, nëse vendosim t'i ndërmarrim, qartë porositi ministri izraelit.

 "Nga Hamasi duan që të bëjmë një marrëveshje për pengjet dhe armata izraelite të mos hyjnë në Rripin e Gazës në mënyrë që infrastruktura e tyre të mos shkatërrohet. Kjo nuk do të ndodhë", theksoi ministri Kac për tabloidin gjerman.

 Hamasi dje liroi dy gra të moshuara izraelite për arsye humanitare me ndërmjetësim të Egjiptit dhe Katarit.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR