• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kac: Izraeli i jep ultimatum Hamasit

Kac: Izraeli i jep ultimatum Hamasit

Jerusalem, 12 tetor 2023 (MIA) - Ministri izraelit i energjisë, Izrael Kac deklaroi se rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë derisa të lirohen pengjet izraelite.

Në njoftimin në rrjetet sociale, Kac tha se "nuk do të lëshohet rryma, nuk do të hapet asnjë hidrant uji dhe asnjë kamion karburanti nuk do të hyjë derisa të lirohen pengjet".

Izraeli ndërpreu furnizimet në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit të shtunën.

Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare, OSNA sot publikoi se një mijë shtëpi janë rrafshuar me tokë nga bombardimet e Izraelit në Gaza që nga fillimi i hakmarrjes për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit të shtunën dhe se shumë banorë të territorit palestinez po përballen me mungesë të ujit, karburantit dhe furnizimet mjekësore.

Edhe 560 njësi të banimit, siç thuhet, ishin shkatërruar rëndë dhe nuk ka kushte për jetesë. Në sulmet izraelite ajrore u dëmtuan më shumë se 12.600 shtëpi. 

Agjencia, gjithashtu njoftoi se 13 spitalet e vogla, enklava me popullsi të dendur janë vetëm pjesërisht funksionale për shkak të mungesës së madhe të karburantit dhe furnizimeve mjekësore.

Kufizimi i furnizimit me ujë për shkak të rrethimit izraelit të Gazës ka rezultuar me mungesën e më shumë se 650 mijë nga popullsia totale prej 2.3 milionë banorë.

Sistemet e kanalizimit janë dëmtuar, për shkak se kanalizimi doli në rrugë dhe paraqet rrezik për shëndetin, shton OSNA. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR