• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kac: Bejruti në flakë pas sulmeve të fundit

Kac: Bejruti në flakë pas sulmeve të fundit

Tel Aviv, 21 tetor 2024 (MIA) - Sulmet izraelite e kanë lënë "Bejrutin në flakë", tha sot ministri i Punëve të Jashtme, pas ofensivës së madhe drejtuar aseteve financiare të Hezbollahut.

Ministri i Punëve të Jashtme, Izrael Kac ka shkruar në "X" se mbi 15 ndërtesa janë goditur dhe publikoi fotografi nga zjarri mbi horizontin e kryeqytetit të Libanit.

Ai tha se banorëve u është thënë të evakuohen para se të goditen lokacionet. 

"Hezbollahu ka paguar dhe do të vazhdojë të paguajë një çmim të rëndë për sulmet e tij në veri të Izraelit dhe raketat e tij. Do të vazhdojmë të sulmojmë përfaqësuesin iranian derisa të shembet", shkroi ai.

Ushtira njoftoi se vala e sulmeve ajrore që kishte filluar ka pasur si shënjestër degët e Al-Kard al-Hasan, një shoqatë financiare e lidhur me Hezbollahun e mbështetur nga Irani.

Sipas Izraelit, shoqata menaxhon fondet e përdorura për financimin e aktiviteteve të Hezbollahut, duke përfshirë blerjen e armëve dhe pagesën e anëtarëve të krahut ushtarak të Hezbollahut. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR