• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kabineti i sigurisë pohon se Izraeli është në luftë

Kabineti i sigurisë pohon se Izraeli është në luftë

Jerusalem, 8 tetor 2023 (MIA) - Kabineti i sigurisë së Izraelit ka shpallur gjendjen ushtarake pas sulmeve nga grupi ekstremist palestinez Hamas, duke lejuar "hapa të rëndësishëm ushtarakë", njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Netanjahu dje pas sulmit masiv të Hamasit nga Rripi i Gazës deklaroi se Izraeli është në luftë.

Sipas informacioneve të fundit, numri i të vrarëve në Izrael ka shkuar në 5.000 persona, ndërsa 313 palestinezë kanë vdekur në Rripin e Gazës. Numri i të plagosurve nga të dyja palët është rreth 2.000 persona. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR