• e martë, 01 tetor 2024

Ka shkuar në 100 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni

Ka shkuar në 100 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni

Tokio, 6 janar 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga tërmeti 7.6 ballë që goditi Japoninë në ditën e parë të vitit të ri ka arritur në 100, njoftoi DPA, duke cituar autoritetet lokale.

Edhe 211 persona të tjerë janë të zhdukur në prefekturën më të goditur Ishikava.

Qeveria ka dërguar trupa për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Krahas kërkimit të të zhdukurve, po punohet edhe për pastrimin e rrënojave, riparimin e rrugëve të shkatërruara dhe infrastrukturës tjetër të dëmtuar. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR