• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ka rrjedhë ujë radioaktiv nga centrali bërthamor Fukushima, nuk ka shenja të kontaminimit jashtë lokacionit

Ka rrjedhë ujë radioaktiv nga centrali bërthamor Fukushima, nuk ka shenja të kontaminimit jashtë lokacionit

Tokio, 8 shkurt 2024 (MIA) - Në centralin bërthamor Fukushima Daiçi në Japoninë verilindore dje ishte zbuluar rrjedhje e ujit radioaktiv, por nuk janë zbuluar shenja të kontaminimit jashtë lokacionit, njoftoi sot operatori i centralit Tepko.

Kjo rrjedhje e afro 5.500 litrave në central, e cila ishte dëmtuar seriozisht në vitin 2011, ka ndodhur para se uji të pastrohet me sistem të quajtur ALPS, i cili e liron ujin e grumbulluar në central nga shumica e materieve të saja radiokative, sqaroi zëdhënësja e Tepko.

Rrjedhja ishte ndërprerë njëzetë minuta pasi ishte zbuluar dje në mëngjes. Ai ujë mund të përmbajë izotope radioaktive siç janë cezium 137 dhe stroncium 90, tha zëdhënësja e Tepko, duke shtuar se udhëheqësia e centralit planifikon ta heqë dheun e ndotur nga rrjedhja. 

"Nuk ka ndryshime të dukshme në të dhënat nga ndjekja e radioaktivitetit rreth centralit", siguron ajo. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR