• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ka përfunduar takimi i pestë i Mekanizmit të përhershëm të përbashkët mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë

Ka përfunduar takimi i pestë i Mekanizmit të përhershëm të përbashkët mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë

Bruksel, 6 korrik 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot deklaroi se javën e ardhshme do të konvokojë takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin suedez Ulf Kristerson, njoftoi agjencioni Anadolia. 

Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit të pestë të Mekanizmit të përbashkët të përhershëm midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë në Bruksel, Stoltenberg tha se dakordohet që pranimi i Suedisë në NATO është në interes të sigurisë së të gjithë aleatëve.

Ai gjithashtu tha se dëshirojnë që sa më shpejtë ta kompletojnë anëtarësimin e plotë të Suedisë

"Në Samitin e NATO-s javën e ardhshme përsëri do të përkushtohemi në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e saj", shtoi Stoltenberg. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e Anadolias në lidhje me reagimet e fundit botërore ndaj Suedisë në lidhje me djegien e Kuranit, që ndodhi javën e kaluar para xhamisë në Stokholm dhe nëse mendon se Suedia mund të ketë mekanizëm efikas në luftën kundër terrorizmit apo kjo do të ishte një barrë për NATO-n, Stoltenberg tha se Suedia i "përmbushi detyrimet e saj" nga memorandumi trepalësh.

Nikoqir i takimit të pestë të Mekanizmit të përbashkët të përhershëm ishte Stoltenberg, ndërsa morën pjesë delegacione nga Turqia, Finlanda dhe Suedia. 

Samiti i liderëve të NATO-s do të mbahet në Vilnus më 11 dhe 12 korrik. 

Finlanda dhe Suedia parashruan kërkesë për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia e filloi luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. 

Edhe pse Turqia ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia të respektojë memorandumin trepalësh, të nënshkruar në qershor të vitit 2022 në Madrid dhe të adresojë shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.

Suedia miratoi një ligj kundër terrorizmit në nëntor, duke shpresuar se Ankaraja do të miratonte anëtarësimin e Stokholmit në NATO. Ligji i ri, i cili hyri në fuqi më 1 qershor, u lejon autoriteteve të ndjekin penalisht individët që mbështesin grupe terroriste. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR