• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ka ndërruar jetë një kryebashkiak polak pasi ka rënë nga dritarja në Sardinia

Ka ndërruar jetë një kryebashkiak polak pasi ka rënë nga dritarja në Sardinia

Kalarji, 9 maj 2023 (MIA) - Një krebashkiak polak humbi jetën pasi ra nga dritarja nga kati i katërt në një hotel në Sardinia të Italisë, informon agjencia ANSA.

Siç transmeton agjencia italiane, kryebashkiaku 44-vjeçar ka qëndruar me delegacionin e tij për vizitë zyrtare në Sardinia. 

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës dy në hotelin "Dju kolon" në qendrën historike të qytetit. 

Sipas raportit të policisë, kryebashkiaku në dhomë ishte me një koleg të tij dhe e kishte humbur baraspeshën derisa qëndronte i ulur në pragun e dritares dhe kishte rënë nga lartësia më e madhe se dhjetë metra. 

Nëpunësit e policisë e hodhën poshtë mundësinë për sulm, duke thënë se rënia është rezultat i aksidentit. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR