Ka ndërruar jetë ekonomisti turk dhe ish-shefi i UNDP, Kemal Dervish
- Ekonomisti dhe politkani turk Kemal Dervish, i cili ishte në krye në Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ka ndërruar jetë sot në moshën 74-vjeçare, njoftuan mediat turke.
- Post By Melahat Baftija
- 19:49, 8 maj, 2023
Stamboll, 8 maj 2023 (MIA) -Ekonomisti dhe politkani turk Kemal Dervish, i cili ishte në krye në Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ka ndërruar jetë sot në moshën 74-vjeçare, njoftuan mediat turke.
Sipas informacioneve, Dervish është mjekuar në Uashington.
Ai më shumë se dy dekada ka punuar në Bankën botërore, ndërsa në vitin 2001 është bërë ministër i Ekonomisë së Turqisë, e cila përballej me krizën më të vështirë financiare në historinë e saj moderne, ndërsa pikërisht atij dhe reformave të tij në ekonomi dhe bankari u regjistrohet rikuperimi i suksesshëm i vendit.
Nga viti 2002, pasi që dha dorëheqje nga funksioni i tij ministror Dervish u bë deputet i Partisë republikane opozitare Popullore.
Ai është zgjedhur unanimisht shef i UNDP-së në vitin 2005, ndërsa në këtë funksion kaloi një mandat katërvjeçar.
Pozicioni i shefit të UNDP-së është i treti në hierarkinë e Kombeve të Bashkuara. mb/
Foto: Tuiter skrinshot