• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ka filluar procedura për disa pjesë të Ligjit për arsimin e mesëm të cilat kanë të bëjnë me shfrytëzimin e transportit publik falas

Ka filluar procedura për disa pjesë të Ligjit për arsimin e mesëm të cilat kanë të bëjnë me shfrytëzimin e transportit publik falas

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese ka filluar procedurë për disa pjesë të Ligjit për arsim të mesëm të cilat kanë të bëjnë me shfrytëzimin e transportit publik falas. 

"Gjykata duke vepruar në bazë të nismës së Lluka Paviqeviq nga Shkupi, ka vendosur që të fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit  41-а paragrafi 1 në pjesën 'publike' nga Ligji për arsimin e mesëm. Gjithashtu, Gjykata ka vendosur që të fillojë procedura edhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 3 në pjesën 'publike' nga neni i njëjtë", informojnë nga Gjykata Kushtetuese. 

Arsyeja për ekzistimin e dyshimit themelor në kushtetutshmërinë e këtyre pjesëve nga dispozitat e Ligjit për arsimin e mesëm, sipas Gjykatës, është për shkak të asaj që me ato shkelet parimi kushtetues i barazisë, në mënyrë që vendoset trajtim i ndryshëm për nxënësit në shkollat publike, në raport me nxënësit në shkollat e mesme private gjatë shfrytëzimit të transportit falas në shkolla, gjegjësisht parashihet që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë vetëm nxënësit e rregullt në shkollat e mesme publike. 

Gjykata në mbledhjen e djeshme vendosi që të mos fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 41-а paragrafi 2 nga Ligji për arsimin e mesëm. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR