• e premte, 27 dhjetor 2024

Këtë verë në Kroaci nga Kovid-19 kanë vdekur gjashtë herë më shumë njerëz sesa vitin e kaluar

Këtë verë në Kroaci nga Kovid-19 kanë vdekur gjashtë herë më shumë njerëz sesa vitin e kaluar
Zagreb, 16 gusht 2022 (MIA) - Nga fillimi i korrikut deri në dje,  në Kroaci nga Kovid-19 kanë vdekur 438 persona. Vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, ka pasur madje gjashtë herë më pak vdekje të këtilla ose 74, shkruan sot Jutarnji list. Dallimi në shifra është i madh: kjo është hera e parë që nga paraqitja e Kovid-19 që ka pasur valë verore, të cilën e ka shkaktuar varianti me infeksion të lartë omiron BA.5. "Është e vështirë të krahasohet vera e këtij viti me dy të fundit. Njëherit, vitin e kaluar, pas përfundimit të valës delta, kjo ka qenë një periudhë relativisht e qetë, deri në fund të sezonit turistik, kur shifrat shpërthyen në valën e vjeshtës. Një vit më parë kemi hyrë në verë praktikisht nga karantina, kështu që kjo është vala e parë verore", thotë imunologu Zllatko Trobonjaça. Ai shpjegon se mesatarisht në vend ka pak më shumë se një mijë pacientë në ditë, por ky numër mund të shumëzohet me pesë ose dhjetë në bazë ditore. Megjithatë, pavarësisht valës së verës, Kroacia ka një problem serioz me pasoja fatale dhe në atë kategori vendi renditet i teti në botë. Për shembull, në valën e mëparshme Australia kishte 11 herë më pak vdekje për një milion banorë, thekson imunologu. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi dje ka qenë16.508, ndërsa një vit më parë në të njëjtën datë ai numër ka qenë 8.283. Me fjalë të tjera, madje 8.225 njerëz kanë vdekur për një vit, përafërsisht i njëjti numër njerëzish që vdiqën në 18 muajt e parë të epidemisë. Nga të dhënat zyrtare duket qartë se këtë verë spitalet kanë më shumë pacientë. Dje në spitale kanë qenë 621 pacientë, nga të cilët 25 ishin me aparate respiratore. Vitin e kaluar në të njëjtën ditë kanë qenë të hospitalizuar  198 pacientë, nga të cilët 21 me aparate të frymëmarrjes, kështu që në spitale ka pasur tre herë më pak pacientë se dje. Ndërsa numri i rasteve aktive në Kroaci është dukshëm më i lartë - vitin e kaluar 1.903 kurse dje 8.340. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR