• e mërkurë, 17 korrik 2024

Këshilltari i Trampit, Stiv Benon dënohet me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit

Këshilltari i Trampit, Stiv Benon dënohet me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit
Uashinton, 21 tetor 2022 (MIA) - Populisti i djathtë amerikan Stiv  Benon, një ish strateg i ish presidentit Donald Tramp, u dënua sot me katër muaj burg për refuzimin e bashkëpunimit me kongresmenët që hetonin sulmin e vitit të kaluar në Kapitol nga mbështetësit e Trampit. Gjykatësi i Gjykatës së Qarkut Karl Nikols, gjithashtu urdhëroi  Benonin të paguante një gjobë prej 6,500 dollarësh.
Ai u dënua nga një juri në korrik për dy pika të akuzës për shpërfillje të Kongresit - sepse nuk ka dëshmuar dhe nuk i ka siguruar dokumentet e kërkuara. Benon, 68 vjeç ishte një këshilltar kyç në fushatën presidenciale të republikanit Tramp në vitin 2016 dhe gjatë vitit 2017 ishte kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR