• e martë, 20 gusht 2024

Këshilltari i Putinit: Pas sulmit në Kursk, Rusia nuk është e gatshme për bisedime paqësore me Ukrainën

Këshilltari i Putinit: Pas sulmit në Kursk, Rusia nuk është e gatshme për bisedime paqësore me Ukrainën

Moskë, 19 gusht 2024 (MIA) - Jurij Ushakov, ndihmës i presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se sulmi ukrainas në rajonin Kursk nënkupton se Moska tani nuk është e gatshme për bisedime paqësore. 

Në një video deklaratë të cilën e transmetoi agjencia e lajmeve Shot, Ushakov tha se Rusia nuk heq dorë nga propozimet e saj të mëparshme për paqe.

Deklarata e tij vjen një ditë pas demantit të Moskës për raportin e Uashington Post, në të cilin sugjerohet se bisedimet e propozuara mes të dyja palëve që duhej të mbaheshin në Katar dështuan për shkak të sulmit ukrainas në rajonin Kursk. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR