• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilltari i Erdoganit pohon se Izraeli do të sulmojë Turqinë

Këshilltari i Erdoganit pohon se Izraeli do të sulmojë Turqinë

Ankara, 25 shtator 2024 (MIA) - Izraeli do të sulmojë Turqinë, pohon këshilltari i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe u bën thirrje turqve të "hapin sytë", kumtoi portali informativ turk T24.

Sipas Jigit Bulut, i cili është dhe këshilltari kryesor i presidentit Erdogan dhe anëtar i Këshillit për Politika Ekonomike të presidencës, "së shpejti Izraeli do të sulmojë xhaminë Al-Aksa dhe vende tjera të shenjta".

"Pastaj, ashtu siç ka deklaruar shumë herë presidenti ynë, qëllimi do të jetë atdheu Turqia", theksoi Bulut. "Ju lutem, hapni sytë. Para 100 viteve Perëndimi u bashkua dhe sulmoi Turqinë me Greqinë si bashkëpunëtor. Tash, përsëri, Izraeli është bashkëpunëtori i ri", shtoi këshilltari.

Bulut gjithashtu e quajti anëtarësimin e Turqisë në BRIKS si "ngjarjen më të rëndësishme në historinë e Republikës". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR