• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilltari i Bajdenit do ta vizitojë Izraelin për të ndihmuar që të shmanget përshkallëzimi

Këshilltari i Bajdenit do ta vizitojë Izraelin për të ndihmuar që të shmanget përshkallëzimi

 Uashington, 17 qershor 2024 (MIA) - Këshilltari i lartë i presidentit amerikan Xho Bajden, Amos Hohshtajni, sot do të vizitojë Izraelin për takime me qëllim që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm përgjatë kufirit me Libanin.

 Hohshtajni do t'i mbështesë përpjekjet që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm përgjatë "vijës së kaltër" midis Izraelit dhe Libanit, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan i cili dëshironte të mbetet anonim.

Përleshjet midis Izraelit dhe luftëtarëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban kanë çuar në thellimin e tensioneve në të gjithë Lindjen e Mesme. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR